Champions League Futboll

Surpriza e madhe, Allegri ndryshon modulin ndaj Real Madrid

Raportohet se Juventus do të ndryshojë taktikat ndaj Real Madrid, duke futur në fushë një formacion 4-4-2 që shkon në 4-2-3-1.

Ndeshja e parë e çerekfinales së Champions League do të nisë në orën 20:45.

Allegri është detyruar të bëjë ndryshime, pasi Pjanic dhe Benatia janë të pezulluar, ndërsa Bernardeschi është i dëmtuar dhe Mandzukic nuk është 100% fizikisht.

Raportohet se Allegri do të fusë në fushë Barzagli-n në vend të Daniele Rugani-t në qendër të mbrojtjes dhe Bentacur në vend të Marchisio-s.

Surpriza e madhe është moduli, pasi besohet të jetë 4-4-2 që shndërrohet në 4-2-3-1 kur ekipi del në sulm.

Douglas Costa dhe Alex Sandro kanë kaluar në rolin e mesfushorëve të jashtëm , me De Sciglio dhe Asamoah si mbrojtës krahu.

Dybala do të mbështesë Higuain në sulm. Kjo do të thotë se Matuidi nuk do të ketë vend në formacion dhe do ta nisë nga stoli.

Related posts

ZYRTARE/ Liga kryesore e futbollit vendos datën për sezonin e ri, ja kur publikohet kalendari

Delo.autor

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Përballje dramatike në Prishtinë, Drenica merr kreun e renditjes

Delo.autor

Klevis Dalipi: E dominuam tërësisht lojën, Vllaznia pati vetëm një rast të rrezikshëm

Q.Autor

Leave a Comment