Futboll Sport

PËRSËRI KOKË MË KOKË/ 2 yjet e futbollit në “LUFTË” për golashënuesin më të mirë të vitit

Tani që është afër përfundimi edhe një vit tjetër kalendarik, ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, dhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi, janë përsëri kokë më kokë në garën për më së shumti gola të shënuar.

Rivaliteti mes këtyre dy super yjeve të futbollit kishte filluar qysh në vitin 2009, kur portugezi u transferua në Real Madrid nga Manchester United. Ky rivaliteti vazhdon edhe sot, përkundër që Ronaldo është larguar në Juventus.

Messi është për momentin golashënuesi më i mirë në këtë sezon të La Ligës me gjithsej 14 gola, ndërsa Ronaldo është golashënuesi i dytë më i mirë në Serie A me 11 gola, një më pak se Krzysztof Piatek i Genoas.

Nëse llogaritën të gjitha golat e shënuar këtë vit kalendarik, si për Barcelonën, ashtu edhe për Kombëtaren e Argjentinës, Messi ka arritur t’i shënojë të paktën 50 gola brenda vitit për herë të tetë në karrierën e tij. Ndërsa, Ronaldo i ka shënuar 46 gola gjatë vitit 2018.

Në dekadën e fundit, ylli i Juventusit ka arritur t’i shënojë 542 gola, ndërsa rivali i tij argjentinas i ka shënuar 567 të tilla.

Këtë vit, vetëm Lewandowski dhe Salah iu afruan Messit dhe Ronaldos me gola. Lewandowski i shënoi 45 gola, Salahu me 41, Harry Kane me 38 dhe Luis Suarezi me 37.

Related posts

Manchester United, rival i Juventusit për mbrojtësin më të mirë në botë

Isa.Autor

DALIN FOTOT/ Ky është futbollisti afgan i cili ndërroi jetë pasi ra nga avioni amerikan. Po përpiqej t’iu shpëtonte talebanëve

Delo.autor

DIFERENCA E FRIKSHME FINANCIARE/ Rroga e Neymar sa e gjithë borderoja e Atalantës

Delo.autor

Leave a Comment