Futboll

Luftëtari hap portat për tifozët dhe kërkon mbështetje

Kategoria Superiore futet këtë fundjavë në fazën e saj të fundit, që është rrjedhimisht edhe ajo e dhënies së verdikteve. Pikërisht për këtë arsye, klubi i Luftëtarit ka vendosur të kërkojë ndihmën e tifozëve për takimet e mbetura, për të synuar renditjen në zonën europiane.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi gjirokastrit njoftoi se hyrja në stadium do të jetë falas, duke ftuar tifozët që të mbushin shkallët. Në njoftim evidentohet se me pagesë do të jenë vetëm dy tribunat qendrore, A dhe B, ndërsa pjesa tjetër do të jenë me porta të hapura.

Related posts

GAFA E GJIGANTËVE ITALIANË/ Ja si Juventus dhe Interi e refuzuan djaloshin Haaland

Delo.autor

SFIDA NDAJ SAMPDORIAS/ Trajneri Allegri me “dorë të hekurt”, dënon yllin e mesfushës…

Delo.autor

“ËNDRRA VAZNDON”/ Te Spanja të lumtur për kualifikimin, Pedri: Jemi në 1/16!

F.autor

Leave a Comment