Futboll Seria A

Nisma e derbit, Milani në fushë me një uniformë të veçantë

Më 4 mars në San Siro do të zhvillohet derbi i Milanos, ndeshje që ka ngjallur gjithmonë interes dhe ofron një spektaktël të veçantë në të gjithë qytetin, ku kontribut të veçantë kanë edhe tifozeritë. Për më tepër, ndeshja e nesërme përveç faktit që do të jetë emocionuese, gjithashtu do të shprehë një mesazh të rëndësishëm solidariteti.

 

View image on TwitterView image on Twitter

Ekipi i Milanit do të zbresë në fushë me një uniformë të veçantë, dedikuar “Fondazione Milan”. Këto do të jenë uniforma unike që në fund të ndeshjes do të autografohen dhe pastaj do të nxirren në ankand nëpërmjet platformës “Charity Stars”. Duke filluar nga ora 23.00 e datës 4 mars, çdo tifoz, që lidhet me platformën, mund të marrë pjesë në ankandin e bamirësisë dhe mund të fitojë uniformën e veshur nga kampioni i tyre i preferuar.

Kjo fushatë do të vazhdojë për një periudhë të kufizuar. Të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të Fondit të Emergjencave nga Tërmetet, fond i krijuar në shtator 2016, pak ditë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Italinë Qendrore.

Related posts

Vjet u ble dhe u huazua, tani është i pari që fillon stërvitjen te Bayern

Sadik.Autor

“GLADIATORI” NUK IA DEL/ Sylvinho humbet mesfushorin për sfidat e qershorit

F.autor

RIKTHEN TIFOZËT “KUQEZI” SI DIKUR/ Piatek mbush stadiumin e “San Siros”, por mbetet pas këtij rivali…

Delo.autor

Leave a Comment