Futboll

Nicolo Barella ‘zgjon’ interesin e shumë klubeve, në garë edhe Liverpooli e Dortmundi

Nicolo Barella quhet talenti më i ri në Serinë A, që po tërheq vëmendjen e shumë klubeve europiane. Fantazisti i Cagliarit po shkëlqen nga ndeshja në ndeshje, ndryshe nga sardët që vuajnë në ‘zonën e ftohtë’ të renditjes.

Ai është vetëm 21-vjeç dhe deri tani ka shënuar 6 gola për Cagliarin, ndërsa është kthyer në një pikë referimi për skuadrën e tij. Interi, Milani dhe Juventusi në Itali, por edhe Liverpool e Dortmund në Europë, kanë kërkuar informacion për kartonin e tij, pasi synojnë ta afrojnë gjatë merkatos së verës.

Presidenti i Cagliarit e ka deklaruar se kërkon të paktën 30 milionë euro për ‘xhevahirin’ e tij, por përfshirja e shumë klubeve mund të hapë një ankand, që mund ta çojë çmimin mbi 40 milionë euro.

Related posts

“I KA DALË BOJA”/ ​Legjenda e Arsenalit “TALLET KEQ” me Sanchezin: Man United e bleu atë për…

Isa.Autor

MBYLLET NDESHJA/ Shqipëria zhgënjen përsëri në stadiumin “Air Albania” të tejmbushur, Izraeli na mund me përmbysje

F.autor

FORMULA 1/ Sezoni s’ka nisur ende, por biletat e garave janë shitur që tani

Delo.autor

Leave a Comment