Futboll Seria A Sport

I HABIT TË GJITHË/ “Bomberi” Lukaku kurorëzon veten: Jam ndër 5 sulmuesit më të mirë në botë

Me golat e tij po e tërheq si “lokomotivë” Interin e Antonio Conte, në kampionat dhe Champions. Tani, Romelu Lukaku dëshiron të njihet midis sulmuesve më të mirë aktualisht në qarkullim.

Lojtari belg foli për mikrofonat e “France Football”, duke e kurorëzuar veten midis pesë sulmuesve më të mirë në botë të momentit: “Nga pikëpamja taktike, e pozicionimit dhe e lëvizjes, unë kurrë nuk gaboj. Jam një nga 5 sulmuesit më të mirë në botë”.

Lukaku po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij nën drejtimin e trajnerit Conte, por ai mendon se ka ende hapësirë ​​të bollshme për përmirësim: “Nëse Cristiano Ronaldo, Messi apo Lewandowski i kanë tejkaluar kufijtë e tyre, pse nuk mundem edhe unë?”

Related posts

Shokon Solskjaer: Unë do të jem i suksesshëm këtu, disa lojtarë s’do të jenë pjesë e atij suksesi

Delo.autor

“THE KING IS BACK”/ Neymar nënshkruan kontratën e jetës… (VIDEO)

Delo.autor

SHQIPËRI-KAZAKISTAN/ Objektivi i “Kuqezinjve” është vetëm fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment