Futboll

Del Piero kritikon Allegri-n: Nuk mësoi asgjë nga finalja e kaluar

“Mesfusha e Real Madrid është më e forta në botë. Për momentin është një ekip kameleon, që di kur të sulmojë dhe kur të mbrojë”.

Alessandro Del Piero e ka komentuar me këto fjalë disfatën e pësuar nga ish-skuadra e tij në “Allianz Stadium” kundër kampionëve në fuqi të Europës.

Legjenda bardhezi nuk i ka kursyer elozhet për CR7: “Është më i forti, po luan shumë mirë si qendërsulmues i pastër. Por është një numër 10-të sepse ka një ndikim te gjithë ekipi për mënyrën si luan”.

Dybala mori karton të kuq, Higuain nuk pati asnjë ndikim: “Do të kritikohen, por Navas ka bërë një pritje të jashtëzakonshme ndaj Gonzalo-s, ndërsa Paulo ka provuar të bëjë diçka. Ai dhe Douglas Costa ishin të vetmit që i dhanë diçka më shumë Juventus-t në sulm”.

Në lidhje me Allegri-n, Del Piero ka shtuar: “Ka marrë komplimente shumë herë për zgjedhjet e tij, por mund të kishte bërë diçka ndryshe pas asaj që kemi parë në finalen e vitit të kaluar”.

“Gjithsesi, duhet thënë se Real ndidhet shumë mirë në këtë kompeticion dhe motivohet nga objektivi për ta fituar për vitin e tretë radhazi, që do të ishte një arritje historike. Juventus duhet ta harrojë këtë ndeshje dhe të shikojë përpara”.

Në fund, Del Piero ka folur mbi të ardhmen e tij: “Nuk kam vendosur akoma se çfarë do të bëj. Profesioni i trajnerit më tërheq gjithmonë e më shumë, edhe pse janë të shumtë lojtarët e brezit tim që e bëjnë këtë”.

Related posts

ËSHTË NJË “MAKINË” QË NUK NDALET/ 43 pikë në 15 javë kampionat, barazohet…

Isa.Autor

Ronaldo “Fenomeni” nuk e harron Cuperin: Më i keqi, që kam punuar!

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Liverpool rinovon kontratën me portierin Alisson, ja detajet e marrëveshjes…

Delo.autor

Leave a Comment