Futboll

Zbuloni shifrat, pagesat astronomike për gjyqtarët në Botërorin e Rusisë

Kupa e Botës në Rusi është kompeticioni madhor i verës së këtij viti. Sa më shumë afrohet data e startitmit të saj, më shumë detajet kurioze në lidhje me të bëhen të njohura. Me këtë rast, portali UOL ka zbuluar pagat, që do të marrin disa prej gjyqtarëve, të cilët do të jenë duke bërë drejtësi në stadiumet e Rusisë.

Janë 36 gjyqtarë kryesorë dhe 63 asistentë, të cilët do të marrin pjesë në këtë kompeticion, të përzgjedhur tashmë nga FIFA. Gjyqtarët kryesorë, si Felix Brych (Gjermani), Cuneyt Cakir (Turqi) dhe Nestor Pitana (Argjentinë) do të paguhen 57.000 euro për arbitrimin në Rusi, me 2.500 euro të tjera për çdo ndeshje të gjykuar.

Asistentët (ndihmësit) do të paguhen 20.000 euro, plus 1.600 euro shtesë për çdo lojë të gjykuar. Krahasuar me dy botërorit e mëparshëm, paga e “bluzave të zeza” është rritur dukshëm, pasi në vitin 2010 dhe 2014 ata morën mes 28.000 dhe 40.000 euro.

Gjyqtarët që do të gjykojnë në Botërorin e Rusisë do të përfundojë në prill një seminar dyjavor në Itali dhe pas kësaj do të njihen me ndeshjet që do të drejtojnë. Kuptohet, do të punojnëedhe me VAR-in, që përbën lajmin e madh për këtë Kupë të Botës.

Related posts

Çfarë po ndodh?! Ousmane Dembele u demtuar serish

Q.Autor

GAFAT E RËNDA/ Varane: Humba unë, jo Reali! S’kam asnjë shpjegim (VIDEO)

Delo.autor

Berlusconi: Milan? I duhet një president në Itali

Q.Autor

Leave a Comment