Futboll

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes, midis Skënderbeut dhe Flamurtarit

Janë publikuar formacionet zyrtarë të ndeshjes së parë gjysmëfinales të Kupës së Shqipërisë, midis Skënderbeut dhe Flamurtarit. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje pas humbjeve në kampionat, përkatësisht me Vllazninë dhe Kukësin.

Në kampin vlonjat gjendja nuk është dhe aq e mirë pasi që pas humbjes me verilindorët, Flamurtari është jashtë garës për titullin kampion. Për këtë arsye, presidenti Sinan Idrizi i ka kërkuar lojtarëve që të sigurojne një vend në Evropë.

Skënderbeu vjen në këtë përballje me formacionin: Teqja, Dita, Osmani, Fidan Aliti, Mici, Nimaga, Adeniyi James, Muzaka, Vila, Gavazaj, Soëe.

Trajneri Shëptim Duro ka zgjedhur këtë formacion: Nurkovic, Siljanovski, Bici,  Pollo, Musta, Sidibe, Useini, Nedjelkovic, Muharrem,  Danilo, Camara.

Related posts

ZYRTARE/ Gardiani i Kosovës transferohet në Turqi, bëhet shok skuadre me Mario Balotellin

Delo.autor

Qaka ndëshkohet me të kuq, skuadra e tij mposht Steauan

Sadik.Autor

TRE HERË MË SHUMË PIKË SE CR7/ Flet Van Dijk: Ishte një rrugë e gjatë, por…

Delo.autor

Leave a Comment