Futboll

Musolli tregon përplasjen me Shtubinën, flet hapur për sherrin

Mesfushori i Kukësit, Besar Musolli, u përzgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Laçit. Futbollisti nuk është shumë i kënaqur për rezultatin, pasi kërkonte fitoren. Kosovari beson se ekipi i tij mund ta kalojë Laçin në ndeshjen e dytë dhe mund të arrijë finalen. Musolli tregon se mungesa e Bakajt ndikon, pavarësisht se trajneri Peter Pacult po mundohet ta zëvendësojë me futbollistët e rinj.

Barazimi – “Të them të të drejtën erdhëm që të luanim në sulm dhe donim të shënonim. Jam i kënaqur, pasi kemi dhe ndeshjen e dytë në Kukës”.
Përplasje me Shtubinën – “Ishte moment keqkuptimi, pasi me Shtubinën kemi qenë bashkëlojtar. Keqkuptim i vogël, asgjë tjetër”.

Laçi – “Erdhëm për të luajtur në sulm dhe po ta shohësh ndeshjen mund të bënim më mirë. Gjuajtëm nga lart, por mund të afroheshim më shumë në portën e tyre. Nuk u rrezikuam asnjëherë nga Laçi”.
Kampionati primar – “Ne duam të arrijmë maksimumin në kampionat dhe Kupë. Kampionatin e duam shumë, mendoj se 6 pikë nuk janë shumë”.
Bakaj – “Me largimin e Bakajt kemi humbur shumë, por po mundohemi që ta zëvendësojmë”.

Related posts

AGUERO “HERO” ME TRIPLETË/ Ekipi i Guardiolës fiton me lehtësi Arsenalit

Delo.autor

Hebaj “mesazh” Partizanit: Dua të rikthehem me gola dhe minuta, në Shkodër si në…

Isa.Autor

TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ Inter i tregon “dhëmbët” “parisienëve” në miqësore (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment