Futboll Kategoria Superiore Sport

PROBLEME PËR DAJËN/ Sulmuesi i Partizanit me virozë. Stërvitet i diferencuar

Ashtu si në seancën e pasdites së ditës së hënë, edhe dje ka munguar në stërvitje sulmuesi Theofilus Solomon.

Nigeriani e ka nisur javën larg skuadrës duke ndjekur një program të diferencuar stërvitor. Solomon po kalon një virozë të stinës, kështu që është parë e udhës që lojtari të përgatitet vetëm në palestër për momentin.

Një problem jo i vogël ky për Dajën, meqenëse shihet si “pyka” e parë në repartin e avancuar dhe provat për të janë bërë gjatë kësaj periudhe. Sipas drejtuesve të skuadrës, nuk bëhet fjalë për ndonjë shqetësim, por thjesht për gjendje të lehtë gripale.

Related posts

Bayern përmbysje me “pesë yje”, Heynckes thyen tjetër rekord historik

Sadik.Autor

Sulmuesi i Man United: Jam rreshteri i Mourinhos

Q.Autor

E BUJSHME/ Real Madrid mund të humbasë yllin e ekipit, sulm total nga Anglia

Delo.autor

Leave a Comment