MMA

Tony Ferguson i kundërpërgjigjet talljeve të McGregor dhe Diaz

Normalisht që Tony Ferguson do t’i kundërpërgjigjej talljeve të Conor McGregor dhe Nate Diaz.

Pas tërheqjes nga UFC 223, Ferguson nuk mori asnjë mesazh ngushëllues nga homologët e tij, përkundrazi ata gjetën rastin ta sulmonin me batuta të ulëta “El Cucuyn”.

Në fillim ishte Diaz ai që komentoi i pari pasi doli lajmi i tërheqjes së tij duke u shprehur se “këta luftëtarë nuk arrijnë as të futen në kafaz.”

Një ditë më pas NcGregor – akoma zyrtarisht kampioni i peshës së lehtë në UFC – bëri një koment tallës dhe të pisët drejt tij.

Ferguson nuk ka hezituar të kundërpërgjigjet duke akuzuar McGregor se është frikacak që nuk do të luftojë dhe Diaz që nuk nënshkruan kontratë të re për t’u ndeshur dhe ngec që në negociata.

Nuk është hera e parë që Ferguson shkëmben batuta në rrjetet sociale me këta luftëtarë, dhe me siguri nuk do të jetë e fundit.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Zyrtare: Khabib nuk do të futet në kafaz me Ferguson, ja arsyeja

Delo.autor

UFC/ Dueli McGregor-Cerrone realizon shitje marramendëse “PPV”

Delo.autor

PRESIDENTI I “UFC”/ Dana White konfirmon dy duele për titullin e përkohshëm

Delo.autor

Leave a Comment