Boks MMA

KËRKON TË HARROJË TURPIN/ ​McGregor kërkon ndeshje me japonezin, i cili u mund nga Mayweather

Pas humbjes turpëruese ndaj Floyd Mayweather në natën e Vitit të Ri, japonezit Tenshin Nasukawa i është kërkuar një ndeshje edhe nga irlandezi Conor McGregor. Këtë gjë irlandezi e bëri të ditur përmes llogarisë së tij në Twitter.

McGregor edhe Nasukawa u mposhtën nga Floyd Mayweather. McGregor u mposht në tetor edhe nga Khabib Nurmagomedovi, mirëpo tani duket se ai është i gatshëm ta harrojë atë ndeshje.

Ndërsa, Nasukawa u ndesh me Mayweatherin në natën e Vitit të Ri, kur u turpërua duke pësuar disfatë qysh në rundin e parë, pas tri rrëzimeve të njëpasnjëshme. Japonezi filloi të qajë sapo përfundoi ndeshja.

McGregor e shfrytëzoi llogarinë e tij në Twitter për t’i kërkuar Nasukawas një meç në kuadër në garës për artet e përziera marciale. Irlandezi ka kërkuar që kjo ndeshje të zhvillohej para verës së këtij viti që lamë pas në Tokio.

“Unë dua të shkoj në Tokio për t’u ndeshur me Tenshin Nasukawas në një luftë të arteve të përziera marciale. Para kësaj vere. Ju lutem organizojeni këtë gjë, menjëherë. Sinqerisht, kampioni, kampioni. UFC @ParadigmSM”, ka shkruar McGregor në Twitter.

Related posts

GJYQTARËT IRRITOJNË FLORJAN MARKUN/ Ja vendimi i çuditshëm në sfidën ndaj britanikut Stjuart (VIDEO)

Delo.autor

Joshua merr 10 ditë kohë për të reflektuar pas ofertës së Wilder

Sadik.Autor

TRIUMFI I 24-T NË KARRIERËN E TIJ/ Joshua mbron titujt kampionë, mposht Pulev me “KO” në raundin e 9-të (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment