Futboll Seria A

Milan – Inter, derbi edhe i koreografive

Inter citon Vasco Rossin, Milani epokën e piratëve. Koreografitë në tribunat e ultrasve të të dyja skuadrave ishin spektakolare në derbin e Modonninas.

Në atë të Jugut, ku ishin akomoduar mbështetësit kuqezi, u shfaq një banderolë gjigante me ngjyrat kuqezi dhe kryqëzimi klasik i dy shpatave. Në unazën e tretë dallohej qartë “Deri në vdekje”.

 

Në pjesën jugore, aty ku padronë mbeten fansat e zjarrtë të Interit, citohet refreni i këngës së njohur të Vasco Rossit. Para se të niste derbi, u kujtua edhe ish-mesfushori kuqezi, Ray Wilkins, që u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare për shkak të një ataku kardiak.

Related posts

Presidenti i Milanit ka vetëm një kërkesë para finales së Kupës

Sadik.Autor

Ibra pranë largimit, ja destinacionet e mundshme!

Alm.autor

DORTMUND DO SABITZER/ Bayern nuk pranon më pak se 15 milionë euro

F.autor

Leave a Comment