Futboll

Projekti i rëndësishëm i FSHF-së, Duka ndjek punimet nga afër

Federata Shqiptare e Futbollit një ndër projektet më të rëndësishme të saj ka “GROW 2020”, për integrimin e futbollit në shkolla. Presidenti Armand Duka vizitoi shkollën “Betim Muco” në Kombinat, në kuadër të këtij projekti. “Grow 2020” është një projekt që Federata Shqiptare e Futbollit i ka kushtuar një rëndësi të lartë, pasi është përhapur jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Duka takoi fëmijët një nga një dhe foli për rëndësinë e edukimit të brezit të ri me sport dhe natyrisht futbollin si më popullorin. Ai nuk ishte vetëm në këtë vizitë, pasi së bashku me të ishte dhe trajneri i Shpresave, Alban Bushi.

Ervin Bulku dhe Anëtari i Komitetit Ekzekutiv pranë FSHF-së, Vasil Bici. Të 4 u treguan mjaft dashamirës me fëmijët entuziastë. Në fund, fëmijët pozuan dhe me presidentin Armand Duka dhe anëtarët e tjerë të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Related posts

“NUK MERITOJ TË KALOJ HUAZIM”/ Flet Lovren: Klopp më tha se mund të largohem por…

Delo.autor

Klop: Ronaldo nuk duhet ta prekë topin

Sadik.Autor

PËRDOR IRONINË “THERËSE” MESFUSHORIN OZIL/ Mourinho: Kush tha se jemi të interesuar për të?

Delo.autor

Leave a Comment