Futboll La Liga

Barcelona vihet në ndjekje të talentit turk

Barcelona kërkon të bëjë pazar te Roma. Klubi katalanas ka vendosur në radarë turkun Cengiz Under. Lajmin e bënë të ditur vet Drejtori Sportiv, Monchi.

Under iu bashkua verdhekuqve për 13.4 milionë Euro nga Basaksehir verën e kaluar, dhe me paraqitjet e tij këto kohë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, përfshirë këtu edhe gjigandët spanjoll. Sulmuesi deri në këto momente ka realizuar 5 gola në 20 ndeshje të luajtura me Romën dhe drejtuesi Monchi ka zbuluar se Barça ka biseduar me agjentin e lojtarit për të folur për rritjen e tij.

“Bayram Tutumlu, i cili ka marrëdhënie shumë të mira me Barcelonën, më ka thënë se klubi katalanas e ka pyetur për të. Edhe pse ende nuk kemi oferta zyrtare nga të mëdhatë e Europës, jam i bindur se ato gjatë kësaj kohe po e ndjekin me vëmendje. Jo vetëm prej moshës së re, por edhe prej golave që ka shënuar. Under është ende një lojtar i ri, por ne do ta ndihmojmë të bëhet një futbollist i rëndësishëm këtu, sepse i ka të gjitha cilësitë për ta arritur këtë gjë.”

Under ishte autori i një goli shumë të rëndësishëm në transfertën ndaj Shakhtar Donetsk në Champions League. Nga ana tjetër Barcelona ka rastin më të mirë për të ndjekur nga afër talentit turk, kur të dyja ekipet të përballen në fazën çerekfinale po në Champions League.

“Shpresoj që të jemi në gjendje të eliminojmë Barcelonën nga Europa, por sigurisht që do të jetë diçka shumë e vështirë. Kemi kundra një nga skuadrat më të mira në botë, ndoshta më të mirën. Gjithsesi jemi të emocionuar për këtë sfidë dhe do të japim më të mirën tonë”.

Related posts

VENDIMET E DISIPLINËS/ Vetëm Kukësi e pëson nga Superiorja, ja dënimet e rënda

Delo.autor

ZBULON TAKTIKËN E VEÇANTË ME KUMBULLËN/ Mourinho: Hyri me buzëqeshje për të markuar… portierin

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË MERKATO/ Manchester United gati 60 milionë euro për mesfushorin portugez…

Delo.autor

Leave a Comment