Futboll La Liga

Debutimi me Barcelonën/ Coutinho: Kisha emocione por tifozët më dhuruan qetësi me mirëpritjen e tyre

Transferimi më i pritur i tifozëve të Barcelonës, Philippe Coutinho më në fund ka debutuar me klubin katalunas.

Në ndeshjen çerekfinale të ‘Copa del Rey’, Coutinho u fut në lojë në minutën e 68-të në vend të Andres Iniestas.

E për yllin brazilian ishte një pritje fantastike nga 80 mijë tifozë të pranishëm në ‘Camp Nou’ të cilët e duartrokitën gjatë atë.

Coutinho kishte një paraqitje të mirë në ato 22 minuta sa qëndroi në fushë duke marrë shpesh herë duartrokitje nga publiku vendas.

Pas ndeshjes ai ka folur për ‘Mundo Deportivo’, rreth debutimit duke thënë se fillimisht kishte emocione.

Philippe Coutinho duke u inkuadruar në lojë në vend të Andres Iniestas. (Foto/Getty Images)

“Unë jam shumë i lumtur për debutimin tim dhe për mënyrën se si më pritën tifozët kur u futa në fushë”.

“Në fillim kisha emocione të shumta por në momentin që u futa në fushë me pritjen e tyre fantastike tifozët më qetësuan”, deklaroi Coutinho.

“Të gjithë lojtarët më thanë fjalë të mira dhe pastaj u qetësova”, vazhdoi tutje mesfushori brazilian.

Ish-anëtari i Liverpoolit pastaj foli edhe për fitoren e arritur 2-0 dhe kalimin në raundin tjetër.

“Është një natë e veçantë pasi morëm një fitore dhe kualifikohemi në fazën tjetër”.

“Ishte një ndeshje e vështirë pasi kundërshtari ynë luan futboll të bukur. Gjithsesi që nga momenti i shënimit të golave e administruam mirë ndeshjen dhe kaluam tutje me meritë”, deklaroi braziliani.

Në ndeshjen e radhës, Barcelona do të jetë nikoqire e Alaves të dielën, ndërsa pritet që Coutinho ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.

Related posts

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Gati ta mbyllë me Realin, Bale ndodhet mes Premier League dhe SHBA-së

Delo.autor

“EURO 2020″/ Zhvilloi paraqitje pozitive, ja cili lojtar u shpall njeriu i ndeshjes në Kroaci-Çeki…

Delo.autor

SUPERSFIDA/ KANE kundër ICARDIT: Sulmuesi që shënon më shumë kundër atij më…

Isa.Autor

Leave a Comment