Futboll La Liga

Benzema i padëshiruar në Madrid, Chelsea bën gati ofertën

Real Madrid-i çmontoi Juventus-in në Torino dhe kalimi në gjysmëfinale të Champions League tashmë është kthyer në një formalitet.

Por në Spanjë nuk merren vetëm me gjërat që shkuan mirë në sfidën e së martës, pasi ishte Karim Benzema ai që ishte totalisht në hije dhe nga 14 gjuajtja që skuadra e tij bëri në portën e Buffon-it, asnjë nuk ishte prej sulmuesit francez, të cilit Zinedine Zidane i besoi formacionin, por nuk qëndroi në fushë as për një orë.

Lucas Vazques zuri vendin e tij në të 59’ dhe për Benzema ishte vazhdimi i një sezoni të dështuar, pasi ka arritur të shënojë vetëm 5 gola në 24 ndeshje (19 i ka nisur si titullar) në La Liga. Por “AS.com” ka sjellë edhe shifra të tjera që tregojnë shumë.

Veçse një asisti të dhënë për Kross në minutën e 35-të, ai bëri vetëm 21 pasime të sakta, por nga ato 12 ishin të dhëna pas. Dhjetë topat e humbur dhe vetëm një i rikuperuar jnaë treguesi tjetër i asaj që ka dhënë sulmuesi në fushën e lojës.

Kritikët janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit dhe tifozët janë të pakënaqur prej tij, aq sa në sondazhin e bërë para ndeshjes me Juventusin nuk e kanë përfshirë në formacionin që ata dëshironin të shikonin në fushë. Benzema dhe Bale u lanë jashtë prej tyre, pasi preferojnë Isco-n dhe Asensio-n, por vetëm ish-mesfushori i Malaga-s e nisi nga minuta e parë. Për Benzema-në shihet problem fakti që nuk përfshihet shumë në lojën e ekipit, por fokusohet vetëm në një zonë.

Sulmuesi 30-vjeçar duhet të reagojë, ndryshe me shumë mundësi me hapjen e merkatos së verës pritet që të largohet. Milani ishte klubi që u interesua për të verën e shkuar, por qëndroi te Real Madrid-i, ku paraqitjet e bëra i kanë ulur edhe çmimin sulmuesit. Por edhe një sezon më parë Benzema nuk është se ka shënuar shumë gola, por ishte shifra më e lartë që prej kohës kur i ishte bashkuar spanjollë, pasi realizoi 10 herë në kampionat.

Related posts

BEFASON Çerçesov: Nuk do ta shoh Botërorin, uroj ta fitojë…

Isa.Autor

Valencia bëhet ‘pishman’, provon ta rikthej Cancelon nga huazimi te Inter

Q.Autor

NIS “PESHKIMIN” PËR NJË SULMUES/ Marotta hedh “grepat” për yllin e Real Madrid…

Delo.autor

Leave a Comment