Futboll La Liga Sport

KËRKON TA SJELLË NË “CAMP NOU”/ Barcelona ofron Coutinho dhe 150 milionë euro për yllin francez të PSG-së

Barcelona është gati të heqë dorë nga sulmuesi brazilian Philippe Coutinho për të sjellë në “Camp Nou” kampionin e botës, yllin e PSG-së, Kylian Mbappe. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja spanjolle “Don Balon”, sipas së cilës skuadra “blaugrana” kërkon të ofrojë lojtarin brazilian si dhe një shumë prej 150 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappe.

Skuadra katalanase e adhuron sulmuesin francez, që po thyen rekorde edhe pse është vetëm 20 vjeç, ndaj kërkon ta sjellë me çdo kusht në La Liga, për të veshur fanellën e skuadrës “blaugrana”. Duket se kjo lëvizje kushtëzohet edhe nga fakti që Coutinho është dakord të largohet, pasi nuk po gjen më hapësira tek ekipi i trajnerit Valverde dhe është gati të shkojë të luajë me PSG-në, ku ndodhet miku i tij Neymar.

Edhe PSG mund të pranojë këtë transferim, që me shumë gjasa do të ndodhë në fund të sezoniut, për të respektuar FFF (fair play financiar), pasi me 150 milionë euro do të balanconte situatën financiare dhe do të afronte një tjetër kampion si Coutinho.

Related posts

REKORD ABSOLUT/ Stoli më i shtrenjtë i Barcelonës vlen një MAL ME PARA 

Isa.Autor

Kësaj i thonë më puth në ”Lacazette” (FOTO)

Sadik.Autor

Befason afrimi i ri i Napolit: Më bindi RONALDO për të kaluar në Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment