Futboll Seria A

Mino Raiola takohet me drejtuesit e Romës, për transferimin e Mario Balotelli në “Olimpico”

Menaxheri Mino Raiola ka vizituar zyrat e klubit të AS Roma në ditën e sotme dhe gazetarët janë gati të vënë bast se arsyeja ka qenë transferimi i Mario Balotelli në “Olimpico”.

Sipas gazetës “Il Tempo”, Raiola është takuar me drejtuesit e Roma për të finalizuar edhe kontratën e re të Luca Pellegrini, një futbollist i talentuar i Roma U-19, për të cilin kujdeset menaxheri i mirënjohur italian.

Gjithsesi, ka shumë gjasa që të jetë folur edhe për të ardhmen e Balotelli.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Balotelli nuk do ta humbasë shansin për të luajtur te Roma në sezonin e ardhshëm.

“Do të shkoja menjëherë te Roma për atë që përfaqëson klubi, futbollistët dhe tifozët e kësaj skuadre. Jam gati,” – tha sulmuesi i Nice pak ditë më parë.

“SuperMario” do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale në muajin qershor, kur i përfundon kontrata me klubin francez.

Related posts

ZVICËR-SPANJË/ Trajneri Petkovic: Xhaka mungesë e madhe, duhet ta harrojmë Francën…

Delo.autor

Roma transferon një portier, Allison drejt largimit? (FOTO)

Isa.Autor

KOMENTON BARCELONËN PAS MIQËSORES DHE I THUR ELOZHE/ Trajneri Koeman: Ja sa variante kam mbi sulmin

Delo.autor

Leave a Comment