Futboll Seria A

Milan dëshiron brazilianin e Benfica, por rivaliteti është shumë i madh nga Liverpool tek United

Milan ka shfaqur interes për të nënshkruar me Anderson Talisca, i cili aktualisht është në huazim në Besiktas nga Benfica. 24-vjeçari brazilian ka bërë hapa ta mëdha gjatë sezoneve të fundit. Kaq ka mjaftuar që klubet më të rëndësishme në Evropë të interesohen për të.

Përveç kuqezinjve edhe Roma, Manchester United dhe Liverpool kanë treguar interes ndaj tij. 24-vjeçari mund të luajë si mesfushor qendre dhe në rolin e trekuartistit pas sulmuesit kryesor. Talisca ka impresionuar për Besiktas këtë sezon. Ai është aktivizuar në 26 ndeshje duke shënuar 11 gola, ndërsa ka dhënë edhe tre asiste.

Marrëveshja aktuale e Talisca me Benfica përfundon në vitin 2020, ndërsa huazimi i tij në Besiktas mbyllet në verën e ardhshme. Marseille, Manchester United, Liverpool dhe Evertoni së fundmi po e shohin me kujdes mesfushorin, që ka treguar një nivel të lartë në Superligën turke këtë edicion.

Performancat e tij me Besiktas kanë bërë, që emri i tij të tërheqë vëmendje nga klubet më të mëdha në Evropë. Për të siguruar shërbimet e tij duket se Milan do ta ketë tepër të vështirë, pasi mesfushori mund të joshet nga ideja për të luajtur në Premier League.

Gjithashtu një tjetër element që nuk favorizon kuqezinjtë është fakti se menaxheri i tij, Jorge Mendes ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin portugez Jose Mourinho dhe nëse ai insiston, Talisca mund të përfundojë në “Old Traffod” duke luajtur për Manchester United sezonin e ardhshëm. Gjithsesi është ende herët për të bërë projeksione mbi të ardhmen e tij, pasi 24-vjeçari objektiv kryesor ka të shpallet kampion me Besiktas.

Related posts

“NUK DO TË NDJEKË SHQIPËRINË O VËLLA”/ Komentatori i njohur befason me deklaratën: Dua të shikoj…

Delo.autor

“PARAJSA ËSHTË VËRTET E BUKUR”/ Bashkëshortja e Boateng e lumtur në krahët e tij

F.autor

NUK KA GOLA NË “SELMAN STËRMASI”/ Emocione dhe “luftë” në mesfushë, Tirana e “Durrsakët” kapin kreun

Delo.autor

Leave a Comment