Futboll

Buffon rrëfen pengun më të madh të karrierës së tij

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Spiegel”, ka rrëfyer sot se moskualifikimi i Italisë në Botërorin e Rusisë do të jetë pengu më i madh i karrierës së tij. Edhe pse portieri legjendar “azzurr” e ka fituar këtë trofe 11 vite më parë, sërish ai shpresonte të ishte në Rusi, për të qenë futbollisti i vetëm që merr pjesë në 5 Botërorë radhazi. “Do ta kem peng për gjithë jetën time këtë dështim. I hoqëm mundësinë fëmijëve që të mos ndjejnë emocionet e një eventi të tillë siç është Botërori”, tha Buffon, që ka befasuar me këtë deklaratë, pasi ai ende nuk ka fituar asnjëherë Champions League.

Legjenda e portës italiane ka luajtur 175 ndeshje me ekipin kombëtar dhe gjasat janë që ai të mos e veshë më fanellën “azzurre” edhe pse kohët e fundit ai duket i lëkundur për sa i përket të ardhmes. “Unë ndihem si një ushtar, gjitghnjë në shërbim të skuadrës time dhe të kombëtares time. E ardhmja? Me shumë gjasa do të tërhiqem, por do të jem gjithnjë në shërbim të Juves dhe Kombëtares”, shprehet Gigi Buffon, që e konsideron portierin gjerman Manuel Neuer si një nga kolegët më të mirë në botë: “Portier i klasit të parë, madje luan mirë edhe me këmbë e merr pjesë në aksion. I jashtëzakonshëm dhe me reflekese të shkëlqyera”.

Related posts

Përplasja me Vesinon, dëmtimi i Manxukiçit ishte i vjetër (FOTO)

Sadik.Autor

I HABITUR NGA ECURIA E MILAN? Pioli: Jo, gjithmonë kam besuar te lojtarët e mi

Delo.autor

NDALOHEN KRITIKAT/ Reali pushon nga puna trajnerin e të rinjve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment