Futboll Sport

Gjimshiti, ai që ndaloi CR7: Kam rinovuar me Atalantën deri në vitin 2022

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, po kalon një periudhë mjaft pozitive me skuadrën e tij, Atalanta. Eliminimi i Juventusit nga Kupa e Italisë dhe shkuarja në gjysmëfinale të këtij kompeticioni është një sukses që bie në sy për 25-vjeçarin, i cili ngrihet lart edhe nga mediat italiane, duke thënë se ndaloi Cristiano Ronaldon.

“Nuk isha vetëm unë, që e ndala Cristiano Ronaldon në Kupën e Italisë, por krejt Atalanta, duke filluar që nga presingu i sulmuesve e vijuar deri te mbrojtësit, që e penguan Juventusin të luante me topa të pastër”, – thotë Gjimshiti në intervistën e dhënë për “L’Eco di Bergamo”, ku zgjedh rrugën e modestisë dhe profilit të ulët.

“Ne ende nuk kemi bërë asgjë, – shton i kombëtares shqiptare. – Tani duhet të marrim sa më shumë pikë në 4 përplasjet e drejtpërdrejta për Europën. Autogoli në kampionat ndaj bardhezinjve? Ishte një moment i vështirë, me topin që u kthye keq dhe gabimi im në pozicionim pas dy minutash.

Sidoqoftë, pas një çasti hutimi, gjeta qetësinë dhe isha konkret. Duke luajtur tek Atalanta është diçka e veçantë. Sapo kam rinovuar kontratën deri në vitin 2022. Në korrik isha në Zvicër, në shtëpinë time, kur më telefonuan dy ditë pas lëndimit të Varnier. Mendova se do të shkoja në huazim, por siç e shihni, jam në Bergamo që nga janari 2016.

Pastaj, duke pasur parasysh këtë mundësi, kam punuar shumë. Kam pritur rastin tim, ka pasur hierarki të sakta. Ne kemi trajnerin që ëndërron çdo lojtar. Përpara na presin sfida të vështira me Milan, Fiorentina, Torino dhe Sampdoria. Në fund të marsit do të shohim se cili do të jetë objektivi ynë. Sulmi po bën dallimin”.

Related posts

LAJM TRONDITËS NGA FRANCA/ Sulmuesi 30-vjeçar ndahet nga jeta gjatë stërvitjes, ja emri…

Delo.autor

Mbrojtësit e krahut, synimi i Juventus në merkaton e verës…

Sadik.Autor

DERBI I ZJARRT/ Man City-Man United: Guardiola kundër Mourinhos, spektakli i garantuar

Isa.Autor

Leave a Comment