Futboll Seria A

Cancelo i bind të gjithë, tifozët bëjnë thirrje për blerjen e tij

Erdhi në verë nga Valencia në huazim me të drejtë blerjeje për 35 milionë euro dhe tashmë Joao Cancelo ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve të Interit. Mbrojtësi i djathtë ka demonstruar një nivel shumë të lartë teknik, ndërsa nën urdhrat e Spallettit është përmirësuar ndjeshëm edhe taktikisht.

Që prej janarit ai po luan me rregullsi në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe zikaltrit për herë të parë që prej largimit të Maicon, po shikojnë një mbrojtës të aftë të kontribuojë me rregullsi në ndërtimin e aksioneve dhe shënimin e golave.

Cancelo ekzekuton të gjitha goditjet standarde te zikaltrit, ndërsa me zbritjet e tij ka asistuar shpesh për golat e shënuar nga futbollistët e Interit.

Gjithashtu portugezi po ofron garanci maksimale edhe në mbrojtje, ndërsa shikohet si një alternativë e besueshme për të dërguar topin, sa herë që kundërshtari bën presing.

Së fundi kanë qenë të shumtë zërat e opinionistëve sportivë, por edhe të ish futbollistëve zikaltër, që bëjnë apel për pagesën e 35 milionë eurove, për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

Kësaj nisme i janë bashkuar edhe tifozët në rrjetet sociale, që bëjnë thirrje vazhdimisht për të blerë me çdo kusht Cancelon.

Related posts

Nis takimi i Grupit D, Kroacia dhe Nigeria tentojnë maksimumin

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Interit e nis aventurën në Brazil, firmos me skuadrën e…

Delo.autor

E ARDHMJA E SPALLETTIT NË DILEMË/ Zbulohet i preferuari i Marottas për stolin e Interit, ja zgjedhja e dytë…

Delo.autor

Leave a Comment