Europa League Futboll

(VIDEO) Lazio zgjohet në fund, Salzburg mundet me poker golash

Skuadra e kryeqytetit e nisi vrullshëm takimin dhe krijoi disa raste para se të kalonte në avantazh në minutën e 8’ me anë të Lulic, që mposhti portierin Salzburg-ut, Alexander Walke. Por gëzimi nuk zgjati shumë, pasi Valon Berisha arriti të barazonte rezultatin duke shënuar nga penalltia në minutën e 30’, pas një ndërhyrje të gabuar të Dusan Basta. Ky është goli i pestë i Berishën në këtë kompeticion.

Skuadra e Lazios ka kaluar sërisht në epërsi në minutën e 49’, me Parolon që shënoi një gol të bukur pas asist të Bastas.

Por në 5 minuta, ndeshja do të ndryshonte komplet pasi u shënuan 3 gola, ku në minutën 71’, Takumi Minamino do të barazonte për Salzburg-un, kurse për Lazion do të shënonin Felipe Anderson në minutën e 74’ dhe sërisht Immobile në minutën e 76’, duke vazhduar formën e shkëlqyer që ka treguar këtë sezon. Me këtë rezultat Lazio shkon e qetë në ndeshjen e kthimit në Austri.

Lazio (3-5-1-1): Strakosha; Luiz Felipe, De Vrij, Radu; Basta, Parolo, Leiva, Milinkovic-Savic, Lulic; Luis Alberto; Immobile.

Salzburg (4-4-2): Walke; Lainer, Caleta Car, Ramalho, Ulmer; Haidara, Berisha, Samassekou, Schlager; Dabbur, Gulbrandsen.

Related posts

PLAS NË SHQIPËRI-BJELLORUSI/ Shikoni momentet e tensionit mes futbollistëve në fund të takimit (VIDEO)

Delo.autor

Zbulohen fanelat e Botërorit, Gjermania e ka të gjelbër

Sadik.Autor

ÇMENDURI TJETËR TE REALI/ 80 milionë euro plus Balen dhe Kroos për të transferuar…

F.autor

Leave a Comment