Futboll

Tri skuadra, që mund të shpallen kampione këtë fundjavë

Me sezonin futbollistik që ka arritur në javët e e tij të fundit, ekipet që dominojnë ligat kryesore europiane po mendojnë tashmë për përgatitjet e festës së titullit. Bayern Munich dhe PSG janë dy klube të rregullta në vitet e fundit, që i fitojnë kampionatet respektive. Në këtë kurs, atyre iu është bashkuar këtë sezon edhe Manchester City. Të tria këto skuadra mund të fitojnë ligën e tyre përkatëse këtë fundjavë, nëse fitojnë.

Në rastin e PSG, kjo vlen nëse edhe Monako humbet. Bayern Munich duhet të fitojë në fushën e Augsburg të shtunën, për të shtuar një tjetër titull në palmaresin rekord të Bundesligës, në këtë drejtim. Dominimi i bavarezëve në Gjermani është i madh dhe pas zvetënimit të Dortmundit, nuk duket se ka skuadër tjetër që i rivalizon për të fituar titullin.

Manchester City, nga ana e tij, ka përpara një ndeshje të madhe për të fituar titullin e Premier League. Dyshimi i Guardiolës do të jetë nëse do të rezervojë lojtarët për duelin kthyes vital të Champions-it kundër Liverpool, apo të luajë me të gjithë për ta fituar titullin në “Etihad”, në derbin kundër rivalëve të të njëjtit qytet. 84 pikë të “qytetarëve” përkundrejt 68 pikëve të “djajve” të Mourinhos do të thonë ndryshe: një fitore e Manchester City do ta vendoste atë 19 pikë distancë nga vendi i dytë, në kohën kur do të mbeteshin edhe 18 pikë në lojë deri në përfundim të kampionatit.

PSG është ka më shumë vështirësi, që të jetë zyrtarisht kampion këtë fundjavë, duke qenë se nuk varet nga vetvetja. Skuadra e Unai Emery duhet të mposhtë sot Saint-Etienne dhe të shpresojë që Monako, kampionia në fuqi, ta humbasë ndeshjen e saj.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Rei Manaj nuk di të ndalet, ylli i Kombëtares tund rrjetën me Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

Conte i prerë për të ardhmen: Dua të qëndroj te Chelsea

Sadik.Autor

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Presidenti i FIGC: Nuk e firmos kurrë, do të ishte vdekja të futbollit italian

Delo.autor

Leave a Comment