Futboll Seria A Sport

MESFUSHORI ERIKSEN TEK INTER/ Zbulohet prapaskena: Agjenti vendos për të, s’mund të dialogojmë…

Pas serialit kushtuar Manchester City, “Të gjithë ose asgjë”, në “Amazon” ka mbërritur Tottenham si protagonist. Dhe është një hap vendimtar përpara. Arsyeja ka një emër dhe mbiemër shumë specifik: José Mourinho. Ai është ylli i padiskutueshëm i këtij seriali, i cili do të zbresë në “Prime Video” më 31 gusht, me tri episode të reja të disponueshme çdo të hënë, deri më 14 shtator (versioni italian do të arrijë në nëntor). Dhe ata që menduan se Josè kishte humbur shkëlqimin e ditëve më të mira, do të ndryshojnë mendim. Trajneri i “Spurs” surprizon me stilin e tij gjithmonë avangardë të komunikimit dhe një avantazh që nuk e ka humbur kurrë, si trajner dhe si një menaxher i sprovuar.

Në episodet që ritregojnë sezonin e kaluar të Tottenham, i cili filloi me shkarkimin e Pochettino dhe përfundoi me vendin e pestë, një hap larg kualifikimit për në Ligën e Kampionëve, kamerat e “Amazon” hynë në dhomat e zhveshjes para dhe pas ndeshjeve, për të na treguar në detaje se çfarë ndodh aty. Do të keni mundësi të përjetoni presionet, emocionet, zhgënjimet, zemërimin, kontrastet, momentet më prekëse të një sezoni të jetuar deri në fund me objektivin e vendit të katërt.

Ajo që bie në sy është dinamika midis lojtarëve dhe gjithçka rreth tyre, duke filluar nga menaxherët dhe trajneri. Një shembull është Eriksen. Ekziston një skenë, në të cilën presidenti i klubit, Daniel Levy, bisedon me Mourinho për mesfushorin danez, i cili ka vendosur të largohet nga klubi për t’u bashkuar me Interin, pavarësisht kundërshtimeve të trajnerit: Është gjithçka shumë e ndërlikuar me të, nuk e di se çfarë po kalon në kokën e tij. E vërteta është se agjenti i tij vendos gjithçka për të dhe ne nuk mund të kemi dialog”.

Related posts

ANALIZON SEZONIN E RI TË SERIE A/ Sacchi: Këto janë dy skuadrat favorite për titullin

Delo.autor

NDESHJET ME FRANCËN DHE ISLANDËN/ Edi Reja konferencë për shtyp: Në fushë do zbresin lojtarët që…

Delo.autor

​ISH-YLLI ARGJENTINAS/ Oscar Ruggeri: Kur iu bashkova ekipit River, ma dogjën…

Isa.Autor

Leave a Comment