Futboll Seria A

Inter “djeg” Juventus-in dhe Arsenal-in, siguron talentin e Shevchenko-s

Inter ka vënë duart mbi Andriy Lunin, portier 19-vjeçar, i cili ka debutuar me kombëtaren e Ukrainës nën drejtimin e Andriy Shevchenko-s, legjenda e Milan-it. Ka qenë një lëvizje e studiuar dhe e finalizuar nga drejtori sportiv Ausilio, i cili ka gjetur një pasardhës për Samir Handanovic.

Lunin do të huazohet në një nga klubet e Serisë A të paktën për një sezon, ndoshta dy. Janë të shumta ekipet që kanë trokitur në derën e Inter gjatë këtyre ditëve dhe Ausilio duhet të gjejë zgjidhjen e duhur për djaloshin, i cili duhet të rritet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Operacioni Lunin do të kushtojë 6 milionë euro dhe, pas arritjes së marrëveshjes me klubin (Zorya Luhansk) dhe lojtarin, mungojnë vetëm firmat në kontratë, që pritet të vijnë javën e ardhshme. Në orët e fundit, Juventus ka provuar të ndërhyjë, me bardhezinjtë që interesoheshin prej kohësh për portierin ukrainas, por tentativa më e rrezikshme ka qenë ajo e Arsenal, që duket se ka ndërmend të zëvendësojë 35-vjeçarin Cech.

Vetë lojtari ka sqaruar se është shumë entuziast nga projekti i propozuar nga Ausilio. Në fakt, nëse do të kishte shkuar te një tjetër klub i madh i Europës, Lunin nuk do të kishte pasur mundësinë për të luftuar kaq shpejt për një vend si titullar. Zikaltrit i kanë bërë të qartë se kanë shumë besim tek ai.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ 80 milionë dhe jo vetëm, gati oferta e “çmendur” e Real Madrid

Delo.autor

ËSHTË FRYMËZIM…/ Njihuni me gruan seksi të qendërsulmuesit më të mirë në Europë

F.autor

Ndahet nga jeta çiklisti 23- vjeçar

Sadik.Autor

Leave a Comment