Futboll

FSHF ndan çmimet për vitin 2017, ja kush shpallet lojtari më i mirë

Ashtu siç është bërë traditë, FSHF-ja organizoi edhe këtë fundvit mbrëmjen “Gala”, ku bashkoi disa nga personazhet më të njohura të futbollit në vendon tonë dhe nderoi me çmime shumë emra të njohur, ndërsa shpalli edhe lojtarin e gjyqtarin më të mirë të vitit 2017.

Është mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj, futbollisti më i mirë në vendin tonë për 12 muajt e fundit.

Paraqitjet e tij pozitive në ndeshjet e pjesës së parë të sezonit, por edhe kontributi i madh që lojtari dha në kualifikimin e skuadrës korçare në fazën e grupeve të Europa League, bënë që Lilaj të merrte edhe një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, për miqësoren me Turqinë.

Related posts

PO SHKËLQEN/ Uzuni shënon supergol për Lokomotivën e Zagrebit

Isa.Autor

FALË GOLIT SPECIAL NGA GOREAN PANDEV/ Genoa rikthehet tek fitorja pas 9 javësh në Serie A

Delo.autor

MË TË MIRËT NË FUSHË/ Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Letonisë

F.autor

Leave a Comment