Futboll Premier League

Nuk ka fitues në “Emirates”, Arsenal dhe Liverpool dhurojnë spektakël

Arsenali dhe Liverpooli kanë barazuar 3:3 në stadiumin “Emirates”.

Arsenali dhe Liverpooli kanë dhuruar spektakël për gjithë tifozët në “Emirates”, duke shënuar gjashtë gola, pesë prej tyre në pjesën e dytë, ndeshje e cila përfundoi pa fitues, 3:3, shkruan Gazeta Express.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët. Philippe Coutinho shënoi për 0-1 në minutën e 26’të. Me fillim të pjesës së dytë, në minutën e 52’të Mohamed Salah shënoi për 2:0 duke shtangur gjithë tifozët në Emirates.

Por, reagimi i Arsenalit ishte i menjëhershëm, madje i frikshëm pasi brenda pesë minutave shënuan tre gola për të përmbysur rezultatin për 3:2. Alexis Sanchez 53’, Granit Xhaka 56’të dhe Mesut Ozil 58’të shënuan për Topçinjtë, duke ndezur stadiumin.

Sido që të jetë, Arsenali nuk arriti të ruajë këtë rezultat, që do të ishte për t’u mbajtur mend, pasi në minutën e 71’të Roberto Firmino realizoi për 3:3, që doli të jetë rezultati përfundimtar i sfidës.

Pas këtij barazimi, Liverpooli ka shkuar në kuotën e 35 pikëve në pozitën e katërt. Arsenali gjendet një pozitë më poshtë me 34 pikë.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT TË NAPOLIT NË DILEMË/ Oferta e klubit kampion vë në dyshime Lorenzo Insignen

Delo.autor

LËSHOHET BOMBA NË ANGLI/ Babai i Agueros: Ai ka rinovuar për dy vite të tjerë, por do të…

Delo.autor

“MOS BËJ ROLIN E BUDALLAIT”/ Zbulohet çfarë i tha Kielini Rrahmanit te rasti i penalltisë

Delo.autor

Leave a Comment