Futboll Seria A

Milan, vendoset e ardhmja e dy futbollistëve të stolit

Pavarësisht se në këtë sezon nuk po gjen shumë hapësira, Mateo Musacchio nuk duket se do të largohet nga Milan.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, qendërmbrojtësi argjentinas i ardhur për 18 milionë euro nga Villarreal gjatë verës së kaluar, ka ndërmend të qëndrojë te kuqezinjtë, i gatshëm për t’u përballur me rolin e alternativës së dyshes Bonucci-Romagnoli, gjithnjë e më shumë të konsoliduar si titullarë nën urdhrat e Gattuso.

Ndërkohë, e ardhmja e Nikola Kalinic në Milano është ende për t’u përcaktuar. Futbollisti kërkon garanci teknike për aktivizimin e tij në sezonin e ardhshëm dhe në Itali ka mbërritur menaxheri i tij që do të takohet me drejtuesit kuqezi pikërisht për këtë temë.

Related posts

Renditja në Kategorinë e Dytë/ Elbasani ruan vendin e parë, Vora ngelet +6

Sadik.Autor

“JEMI KAMPIONËT NË FUQI DHE…”/ Ronaldo bën premtimin e madh para fillimit të Europianit

Delo.autor

ZYRTARE/ Mbrojtësi largohet nga Juventus dhe transferohet tek ekipi francez

Delo.autor

Leave a Comment