Futboll La Liga

Leo Messi nuk do të luajë kundër Levante?!

Lionel Messi është në dyshim për ndeshjen e Barcelonës kundër Levante, të shtunën. Argjentinasi luajti për 90 minuta në ndeshjen e Champions League, ku katalanasit fituan 4-1 ndaj Roma, por u aktivizua në një rol krejt ndryshe nga zakonisht dhe ishte i kufizuar në veprimet që bënte, duke konfirmuar se nuk po kalon një moment të mirë fizikisht.

“Të shohim si do të ndihet, por mendoj se disa futbollistë që luajtën kundër Roma duhet të pushojnë, duke menduar edhe ndeshjen e kthimit kundër italianëve dhe mes tyre mund të jetë edhe Messi,” – deklaroi trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Barcelona, kryesuese e La Liga, mund ta mbyllë kampionatin pa asnjë humbje, diçka që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e tyre, por trajneri Valverde tregon se ky nuk është pikësynimi i lojtarëve të tij.

“Ne nuk mendojmë për rekordet kur jemi në dhomat e zhveshjes, – tha ai. – Sigurisht që rekordet janë të rëndësishme, por në ndeshjen e nesërme rëndësi ka të marrim rezultat pozitiv si në çdo ndeshje të këtij sezoni.”

Related posts

NGJARJE TRONDITËSE/ Goditet nga RRUFEJA në fushë, humb jetën trajneri i…

F.autor

E FRIKSHME/ Radja Nainggolan është përfshirë në një AKSIDENT të rëndë rrugor

Isa.Autor

U “shpartallua” në Champions/ Ylli i Kuq i Beogradit mohon akuzat për trukim

Isa.Autor

Leave a Comment