Futboll Premier League

Mourinho: Duam fitoren, për vendin e dytë

Jose Mourinho nuk u shfaq aspak i interesuar për të diskutuar shtyrjen e festës së titullit për të shtunën e ardhshme, por trajneri portugez u përqendrua thjesht te rivaliteti për vendin e dytë në kampionat, gjithsesi 55-vjeçari luzitan beson se ekipi i tij i ka armët e duhura në sulm për ta frikësuar skuadrën e Guardiolës.

“Motivimi im parësor është pozicionimi në vendin e dytë. Unë jam ende i motivuar për ta mbyllur sezonin në katërshen e parë, pasi matematikisht gjërat akoma nuk kanë përfunduar. Kemi krijuar një shkëputje të mirë, por gjithsesi gjërat janë ende të hapura. Ky është objektivi kryesor. Unë preferoj më mirë vendin e tretë krahasuar me pozicionin e katërt dhe vendin e dytë kundrejt atij të tretë. Ne kemi qenë të dytët për shumë muaj. Objektivi ynë është që të luftojmë për këtë, prandaj na nevojiten pikët për të siguruar vendin e dytë. Me sasinë e pikëve që kemi normalisht do të duhej të luftonim për çështjen e titullit, por në fakt nuk është kështu, sepse City ka grumbulluar shumë më tepër pikë”, tha portugezi.

Mourinho ka të gatshëm për këtë sfidë gjithashtu edhe lojtarët e rikuperuar Phil Jones, Marcos Rojo, Danny Blind dhe Ander Herrera, kështu që i vetmi lojtar që mbetet jashtë për arsye dëmtimi është portieri argjentinas Sergio Romero, ndërsa Guardiola në krahun tjetër do të vendosë vetëm ditën e ndeshjes, pas këshillimit me mjekët, nëse do të jetë në gjendje për të hedhur përpara sulmuesin argjentinas Sergio Aguero, mungesa e të cilit u ndje vërtet shumë edhe në takimin me Liverpulin.

Related posts

KUKËSI-VLLAZNIA/ Trajneri Duro kërkon të rikthehet tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

GATTUSO NË FESTË/ Dhurata e Ivan Gazidis: Ja “YLLI” I ARSENALIT që pritet të firmosi me MILANIN

Isa.Autor

“LUFTA” KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Ronaldo dhe agjenti i tij dhurojnë 1 milion euro për spitalet në Portugali

Delo.autor

Leave a Comment