Futboll Premier League

Pogba dhe Raiola reagojnë pas deklaratës së Guardiola

Menaxheri Mino Raiola dhe një nga futbollistët e tij, Paul Pogba, kanë reaguar pas deklaratës së Pep Guardiola, sipas të cilit italiani i kishte ofruar mundësinë e marrjes së mesfushorit francez te Manchester City, gjatë merkatos së janarit.

Raiola e kishte cilësuar trajnerin spanjoll si “qen dhe frikacak”, teksa ky i fundit iu përgjigj në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër United, që si ka mundësi që i kishte ofruar këtij qeni mundësinë për të punuar me Pogba dhe Mkhitaryan, futbollistë për të cilët kujdeset super-menaxheri.

“Nuk kam folur kurrë me të dhe unë i ofroj futbollistë klubit të Manchester City dhe jo atij. – tha Raiola. – Manchester City është një klub fantastik dhe drejtues fantastikë dhe unë nuk kam folur kurrë me Guardiola. Eshtë përgjegjësi e klubit të merret me merkatoj, jo e tija.”

Ndërkohë, Pogba është mjaftuar me një mesazh të shkurtër në “Twitter” menjëherë pas lajmit, ku i referohet trajneri Guardiola me pyetjen: “Çfarë the?”

 

Related posts

LOJTARËT NUK PARAQITEN TEK KOSOVA/ Trajneri Challandes anulon stërvitjen, ja arsyeja…

Delo.autor

Challandes, i papërmbajtshëm: Kemi treguar se kemi b*le dhe…

Delo.autor

Heronjtë e Botërorëve, historia unike e legjendës braziliane

Sadik.Autor

Leave a Comment