Futboll Seria A

Juventusi ka nevojë për “SuperMario”; titullar pas tri ndeshjesh

Juventusi, pas një humbjeje të rëndë në shtëpi, kundër Real Madridit, ka nevojë për “SuperMario”. Ai do të rikthehet në formacion për të udhëhequr sulmin bardhezi në fushën e Beneventos, ku Allegri duket se do ta lërë pushim Higuain për të “ringjallur” kroatin.

Mandzukic, në të vërtetë, nuk luan si startues që prej 14 marsit të kaluar, kur qe në fushë një orë, kundër Atalantas. Pastaj, kundër SPAL, Milanit dhe Real Madridit nuk luajti dot, për shkak të dëmtimit në këmbë.

Eshtë fakt i pamohueshëm se performanca e Mandzukic këtë sezon, deri tani, ka qenë krejtësisht zhgënjyese, sidomos kur krahasohet me vitin e kaluar, kur kroati ishte çelësi për rilindjen e Juventusit, në sajë të vullnetit treguar në të majtë, në modulin 4-2-3-1, të aplikuar nga Allegri.

Në muajt e fundit, ndoshta për shkak të një gjendjeje të pasigurtë fizike dhe disa lëndimeve, Mandzukic nuk ka dhënë kontributin e zakonshëm. Megjithatë, Allegri ka vendosur ta aktivizojë titullar në transfertën e Beneventos, ku bardhezinjtë do të luajnë me modulin 4-3-3.

Related posts

NGA GARA PËR TITULL NË SERIE A TEK SHERRI IBRAHIMOVIC-LUKAKU/ Trajneri Mancini i analizon të gjitha

Delo.autor

SKUADËR PËR TITULL/ Teuta beson se mund të jetë sezoni i tyre

Delo.autor

E BUJSHME/ Nuk ka luajtur asnjë minutë me kombëtaren, mesfushori i Partizanit pret debutimin në “EURO 2020”

Delo.autor

Leave a Comment