Futboll

Formacionet zyrtare/ Luftëtari e Vllaznia, gjithçka për gjithçka

Gati të nisë faza e katërt, teksa luhen dy takimet e para prej orës 14:00. Në Gjirokastër janë përcaktuar edhe lojtarët që do ta nisin nga minuta e parë, teksa bie në sy emri i Kristal Abazajt, që ishte në dyshim për të luajtur kundër Teutës. Mungon kapiteni Orjad Beqiri dhe Rapa me Jakovljevic janë pozicionuar në qendër të prapavijës. Mesfusha është ajo e zakonshmja, me Ramadanin e Aleksin që duhet të ndërpresin aksionet sulmuese të miqve. Rikthehet nga minuta e parë Vasil Shkurtaj.

Teuta nga ana tjetër ka vendosur të luajë me një formacion të balancuar. I riu Lajthia do ta nisë nga bankina në Gjirokastër dhe në vend të tij luan Alhasan, që është pozicionuar si mesfushor i majtë, ndërsa Hakaj luan në të njëjtën linjë me të, por si mbrojtës. Në Shkodër ndërkohë ndodh ashtu sikurse pritej. Ribaj e Sukaj luajnë në sulm, ndërkohë që Orelesi është i pozicionuar në qendër të mbrojtjes. Asnjë surprizë te Lushnja, që në qendër të mbrojtjes ka përshtatur Ruçon, për shkak të mungesave të shumta që ka në këtë repart. Gjithashtu mungon sërish sulmuesi Mikel Canka dhe Sefa do të ketë mbështetjen e Papës dhe të dyshes Pepa-Branica nga krahët për të gjetur rrugën e rrjetës.

Kategoria Superiore – Java 28
E shtunë, më 7 prill 2018, ora 14:00

Vllaznia – Lushnja

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Berisha, Orelesi, Mersini, Lika, Krymi, Vucaj, Çinari, Sukaj, Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka

Lushnja: Spaho, Magani, Premçi, Ruço, Mone, Branica, Taullau, Alushi, Pepa, Papa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla
Gjyqtarë: Orlando Kuka, Denis Rexha, Proletar Puto, Klajdi Kola

Luftëtari – Teuta

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Jakovljevic, Rrapa, Jackson, Ramadani, Aleksi, Rroca, Abazaj, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Teuta: Moçka, Gjeorgjievski, Hrkac, Shkalla, Hakaj, Beqja, Hila, Çyrbja, Dediç, Alhasan, Latif. Trajner: Gentjan Begeja

Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Redvan Shaba, Laver Alla

Related posts

PAMJET PO BËHEN VIRALE/ I kërkoi ta mbyllnin gojën, shikoni si Dybala përqesh trajneri Koeman (VIDEO)

Delo.autor

MASAT KUNDËR COVID-19/ Gjigandi i Premier League kërkon hapjen e stadiumit për tifozët, vendoset edhe data

Delo.autor

De Laurentis: Jam i zhgënjyer nga shorti, s’e kutpoj se si LIVERPOOLI ndodhej në…

Isa.Autor

Leave a Comment