Moto GP

Cal Crutchlow lëshon alarmin e madh në MotoGP

Dopingu ka qenë një ndër çëshjet më të diskutueshme në botën e sportit, sidomos pas skandalit që përfshiu Rusisë, që mori dhe një dëmim shembullor nga ana e IAAF. Gjithsesi sinjali i radhës vjen nga Moto Grand Prix , me Cal Crutchlow që lëshon alarmin dhe bënë një apel për më shumë transparencë: “Përse nuk bëhen më kontrolle? Jam i sigurtë që dikush merr substanca të ndaluara dhe diuretikë për të humbur peshë pa sakrifica. Madje që mund të përdoren edhe shiringa. Ata që mendojnë se ketu njerëzit nuk marrin substanca të ndaluara ose që nuk dozohen, gabojnë shumë.”

Crutchlow vazhdon më pas me apelin e tij: “Të tregojmë që nuk kemi asgjë për të fshehur, t’i nënshtrohemi testeve që na kërkohen, duke nisur që sot.” Kështu mjaft më duke e fshehur kokën pas kaskës. Dhe përgjigjet mesa duket janë mbështetesë, pasi të gjithë janë dakort: “Kontrollet anti-doping janë të pamjaftueshme, dhe është kohë për të bërë ndryshime.”

Ashtu si Pernat, që është një histori e vjetër, aq sa vetë motoçiklizmi: “Kenny Roberts, para garave merrte një produkt farmaceutik – tregon – që i lejonte të garonte i kthjellët dhe i qetë sikur thjesht po garonte në qytet.” Problemi është që ka ardhur momenti i duhur për të ndryshuar diçka. Të gjithë pilotët do t’i kërkojnë Dorna dhe federatës ndërkombëtare që të bëjnë diçka më shumë ndoshta 2-3 kontrolle të tjera shtesë në vit. Sepse edhe Valentino Rossi ose Dovizioso, duke menduar se nuk ka substanca dopingu që mund të lelojnë të fitojnë një çmim të madh, “bekojnë” mendimin e Cal Crutchlow. “Të shtohen kontrollet” sugjerojnë ata.

Related posts

PLAS SHERRI MES DY PILOTËVE TË MOTO GP/ Flet Jorge Lorenzo: Më mbështet armiku dhe kritikon…

Delo.autor

MOTO GP/ Jorge Lorenzo: Nuk jam një pilot i mirë, jam një kampion…

Sadik.Autor

Vinales: 2017-ta sezon zhgënjyes, vitin tjetër duhet të reagojmë

Q.Autor

Leave a Comment