Futboll

Begeja: Barazim me vlera, merita është vetëm e skuadrës

Gentian Begeja, trajneri i Teutës, pas ndeshjes me Luftëtarin, në “Super Sport” deklaroi se e kënaqi pika e marrë. “Për mënyrën sesi shkoi loja barazimi ishte rezultati më i drejtë, edhe pse kishim 2-3 raste të mira në fund. Fillimi nuk ishte i mirë, ishte shumë e vështitë, kundërshtari pati disa raste për gol, ndaj them se është rezultati më i drejtë”.

“Kishim ardhur për rezultat pozitiv, edhe barazimi ëshët i tillë, pasi luanim me një ekip të fortë si Luftëtari. Nuk e kemi luksin të luajmë hapur. Duke parë elementët e kundërshtarit e kishim menduar kështu lojën. Pjesën e parë nuk e nisëm mirë, por më pas e rregulluam lojën. Kishim rastet tona, por kështu është futbollit. Mund të ndëshkoheshim, por edhe mund të shënonim. Më kënaq pika e marrë”.

“Beqaj dhe Hakaj anti Bregu-Abazaj? Ke shumë të drejtë, e kishim rrethuar skuadrën që markimet të mos ishin një për një, për shkak të cilësive të anësorëve të kundërshtarit. E gjithë linja e majtë mbronte. Në pjesën e parë u zgjatëm disi dhe na vunë në vështirësi, më pas i kryem mirë detyrat. Skuadra është e përkushtuar, ka harmoni dhe dëshirë, ndaj nuk ëshët meritë e imja, por e gjithë skuadrës. Shpresojmë të vazhdojmë kushtu”.

Related posts

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT/ Argjentina i falet dyshes Lautaro-Korrea, Brazili triumfon në transfertë. Ja renditja

Delo.autor

TONALI MERR LAJMIN E KEQ/ Mesfushori i Milanit pezullohet me 3 ndeshje, rrezikon Europianin me Italinë

Delo.autor

PSG SHFAQ INTERES PËR NGOLO KANTE/ Lojtari i Chelsea merr vendimin për të ardhmen e tij

Delo.autor

Leave a Comment