Futboll

Pele: Neymar i ngjan më shumë Messi-t sesa Ronaldo-s

Neymar ka një mënyrë loje më të ngjashme me ish-shokun e ekipit Lionel Messi sesa ylli Real Madrid Cristiano Ronaldo, sipas Pele.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është përfolur për një transferim te Real Madrid kohët e fundit, pasi shihet si pasardhësi i 33-vjeçarit Ronaldo, me të cilin është krahasuar.

Por legjenda braziliane Pele beson se bashkëkombësi i tij i ngjan më shumë Messi-t.

“Neymar është krahasuar me Ronaldo-n,” shprehet Pele.

“E kam thënë disa herë, i kam thënë shokëve, në Europë, gazetarëve, Ronaldo është një lojtar i shkëlqyer.

“Neymar ka më shumë stilin e Messi-t, një lojtar që krijon lojën por do gjithashtu të shënojë gola.”

Neymar pritet të luftojë me kohën për të qenë i gatshëm në Kupëne  Botës me Brazilin pas dëmtimit të pësuar me PSG në kampionat. Trajneri i tij Unai Emery është shprehur se blerja rekord do të kthehet në Paris në javët e ardhshme.

Related posts

HUMBJA ME TURQINË/ FSHF shkarkon Panucin, ja kush do e zëvëndësojë

Delo.autor

Ka vetëm një arsye që e ndal Buffon të bashkohet me PSG

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Lautaro del zbuluar: Kam folur me Mesin për tu transferuar tek Barcelona, por…

Delo.autor

Leave a Comment