Bundesliga Futboll Sport

PO UDHËHEQ BAYERN-IN DREJT TITULLIT/ Lewandowski është një lider që nuk e kishim njohur më parë

Kundër Fyrthit skuadra e Bajernit tregoi moral të lartë duke arritur të kthejë rezultatin në pjesën e dytë, i udhëhequr sigurisht nga Robert Levandovski që nuk shkëlqeu vetëm falë dopietës së tij. Pas një pjese të parë të dobët, ishte polaku ai që mori për dore skuadrën duke bërë që Bajerni të mos dilte për të dytën herë pa pikë nga fusha e lojës.

SINJALE PREJ LIDERI
Me gjeste dhe britma që u panë dhe u dëgjuan nga të pranishmit, Leva u mundua t’i jepte moral skuadrës e cila ishte në disavantazh pas pjesës së parë. Një vrapim në mesin e fushës dhe një rikuperim topi, ishte gjithçka çfarë mjaftonte për të ngritur në peshë të pranishmit.

Më pas një tjetër duel që, sipas arbitrit, u bë në mënyrë të parregullt nga polaku i cili shpërtheu në protesta. Karton i verdhë për të, disi e pazakontë për të urtin Robert, i cili pak herë është parë të shpërthejë ndaj arbitrave. Por ai kërkon të shënojë dhe të fitojë ndeshje.

A e di që një tjetër humbje në kampionat do të komplikonte shumë pozitat e skuadrës së tij për titullin. Kjo është një nga forcat e skuadrës bavareze, lojtarët që nuk të lënë kurrë në baltë në momente lufte. Dhe Levandovski tregoi se është një luftëtarë i denjë.

KËRCËNIMI PËR BUNDESLIGËN
“Tani do të kemi kohë të përgatitim ndeshjet e ardhshme me qetësi. Në këtë periudhë kemi luajtur çdo tri ditë dhe, të jemi të sinqertë, kjo është shumë e lodhshme. Tani na pret një fazë e vështirë, megjithatë duhet të gjejmë zgjidhje të tjera në lojë për të zhbllokuar rezultatin.

Jemi ende të uritur për tituj. Kampionati është objektivi ynë kryesor. Por, edhe në Europë duam të shkojmë larg, sigurisht që është e vështirë për të parashikuar se çfarë do të ndodhë Champions. Por ne jemi aty dhe duam të shkojmë sa më larg. Ndeshja ndaj Salcburgut duhet vlerësuar maksimalisht”, tha polaku.

REKORDET
28 gola në 23 javë janë pa dyshim një numër i madh për një 33-vjeçar. Por Roberti nuk kërkon të ndalet, javë pas jave ai po tregon se është një ndër më të mirët në rolin e tij. Objektivi i radhës për sulmuesin është shënimi i 42 golave në kampionat duke hyrë kështu në librat e historisë së kampionatit gjerman.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Ja oferta “GALOPANTE” e Manchester United për de Ligt

Delo.autor

KRIZA EKONOMIKE/ Real Madrid merr goditjen e radhës, Perez kërkesë lojtarëve për…

Delo.autor

Buffon: E kam marrë vendimin, jam i lumtur me…

Q.Autor

Leave a Comment