Futboll Seria A

Inter – Milan, shtyhet derbi ‘Della Madonnina’? Ja arsyeja…

Derbi “Della Madonnina” i planifikuar për të dielën, më 4 mars në orën 20:45, mund të shtyhet.

Ky është lajmi i bujshëm i “Tuttosport” e cila raporton se Këshilli i Qytetit të Milanos është duke planifikuar të paraqesë një kërkesë zyrtare në ‘Lega Calcio’ për të shtyrë derbin.

Arsyeja? 4 marsi është dita e zgjedhjeve të përgjithshme dhe për forcat e rendit do të jetë më problematike mbulimi i të gjitha vendvotimeve dhe sigurimi i funksionimit të qetë në ngjarjen sportive.

Kalendari i Milanit, me angazhimet në Kupën e Italisë dhe Ligës së Evropës dhe shtyrja e mundshme e ndeshjes mund të jetë problem.

Megjithatë orët e ardhshme pritet të mësohet vendimi zyrtar.

Related posts

E BUJSHME/ Prej një muaji i zyrtarizuar tek Roma, Mourinho nuk duket gjëkundi. Ja arsyet…

Delo.autor

TURNEU MIQËSOR INTERNATIONAL/ Kombëtarja U-16 e Elvis Beqirit mposht Bjellorusinë

Delo.autor

LIGUE 1/ Dy ndeshje skualifikim për Mario Balotelli!

Sadik.Autor

Leave a Comment