Futboll Premier League

Arsenal luan kundër “Shenjtorëve”, West Ham sfidon Chelsea-in

Java e 33-të e Premier League do të mbyllet me dy ndeshjet që do të luhen pasditen e së dielës. Në 15:15 do të zbresë në fushën e Arsenal që do të presë në shtëpi ekipin e Southampton. Lojtarët e Wenger duket se do t’i shkojnë deri në fund Europa League, mundësia e tyre e fundit për të siguruar kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Në mesjavë, londinezët kanë marrë një fitore bindëse 4-1 në çerekfinalen e parë të luajtur kundër CSKA-së dhe janë me një këmbë në gjysmëfinale. Southampton, nga ana tjetër, po kalon një moment shumë të vështirë, siç e tregon edhe vendi i 18-të që mbajnë në renditje.

Në javën e fundit të kampionatit, ata janë mundur 3-0 nga West Ham dhe ka shumë mundësi që kundër “Topçinjve” të vijë humbja e radhës, duke parë se “Shenjtorët” kanë humbur 25 nga 42 takimet e fundit të luajtura në fushën e Arsenal.

Takimi tjetër, ai i orës 17:30, do të jetë një derbi londinez mes Chelsea dhe West Ham. Kampionët në fuqi të Anglisë kanë kaluar disa javë të vështira, të karakterizuara nga eliminimi në Champions dhe largimi i mëtejshëm nga zona Champions pas humbjes së pësuar kundër Tottenham fundjavën e kaluar.

West Ham, nga ana tjetër, do të paraqitet në këtë takim me një moral të lartë pas fitores 3-0 të marrë kundër Southampton. Për më tepër, ata kanë fituar 2 nga 3 përballjet e fundit me “Blutë”.

Related posts

BARCELONA-LIVERPOOL/ Suarez ndëshkon “Të Kuqtë”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Kosova lë pas epokën “Shaland”, Primozh Gliha bën publike listën e dardanëve të grumbulluar

Delo.autor

E TRISHTË/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare ish-lojtari i Vllaznisë

Delo.autor

Leave a Comment