Bundesliga Futboll

Bayern kampion i Gjermanisë për të 6-ën herë radhazi (VIDEO)

Bayern Munich është shpallur për të shtatën herë kampion i Bundesliga-s gjermane. Të besuarit e Jupp Heynckes kanë siguruar titullin kampion pesë javë përpara se të përfundojë sezoni në Gjermani. Viktima e radhës e rekordmenëve ishte Agsburg që nuk luan për asgjë teksa ndodhet në mesin e tabelës dhe është mundur me rezultatin e pastër 4-1.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh pas autogolit të Sule. Por dy golat e shpejtë të Tolisso dhe Rodriguez përmbysën gjithçka që në pjesën e parë për bavarezët. Pas pushimit ai q vulos triumfin e Bayern është Arjen Robben me një gol të bukur me të majtën në minutën e 62’.

Pas golit të tretë vizitorët bënë një punë të mirë në menaxhimin e lojës duke ruajtur edhe energjitë për ndeshjen e kthimit ndaj Sevilla-s në Allianz Arena. Ky është titulli k shtatë radhazi për Bayern që vazhdon të thyejë rekorde pasi asnjë ekip gjerman nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Related posts

VAZHDON TË TREGOJË FORMËN E TIJ/ Myrto Uzuni shënon përsëri në Kroaci

Delo.autor

Ia vlen çdo CENT i paguar/ SHAQIRI dhuron SUPER asist në stilin MESSI (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Interit e nis aventurën në Brazil, firmos me skuadrën e…

Delo.autor

Leave a Comment