Moto GP

Sherr mes pilotëve te Ducati, Lorenzo akuza Dovizioso

Në prag të garës së Çmimit të Madh të Argjentinës në Moto GP, situata te motori italian Ducati nuk është aspak e mirë. Deklarata e dhënë nga piloti spanjoll Jorge Lorenzo në mediat e vendit të tij në përfundim të provave të lira, duke akuzuar shokun e skuadrës Andrea Dovizioso, ka bërë që tensioni të jetë i lartë. “Gjatë gjithë karrierës, Dovizioso është përpjekur që të godasë moralin tim, gjë të cilën vazhdon ta bëjë edhe tani që jemi në të njëjtën skuadër”, tha Lorenzo.

Më tej, spanjolli tha: “Kjo situatë nuk është e re për mua. Kjo ëhstë marrëdhënia që ai ka me shtypin përmes meje. Megjithatë, është një djalosh i qetë dhe kemi një marrëdhënie të qetë mes nesh”, tha Lorenzo, por këto fjalë nuk i kanë pëlqyer aspak drejtuesve të motorit italian. Duket se këto polemika kanë lindur pas garës së Katarit, ku Dovizioso fitoi dhe në lidhje me faktin se përse motori nuk funksionon me Lorenzo, u shpreh: “Unë e di arsyen, por nuk e them”.

Pra, kanë lindur shkëndijat e para mes Lorenzo dhe Dovizioso, që vijnë në një moment të mirë për motorin Ducati, që fitoi garën e parë sezonale, por në Argjentinë, në përfundim të provave të lira, motori italian u rendit në vendet 15 e 16. Ndoshta polemikat dhe situata e krijuar kanë ndikuar në këtë paraqitje të Ducatit në Argjentinë.

Related posts

MOTO GP/ Skuadra KTM shet motorët e garës për 250 mijë euro

Isa.Autor

Rossi përgëzon Marquez për titullin: E meriton, ka motorin më të mirë

Isa.Autor

MOTO GP/ Lorenzo konfirmon dyshimet e Rossi: Në vitin 2015, Marquez vendosi se kush do të shpallej kampion

Delo.autor

Leave a Comment