Futboll Seria A

Nëse Suso shkon te Napoli, Milani e ka gati zëvendësuesin

Napoli duket se është “dashuruar” pas sulmuesit të krahut të Milanit, Suso dhe pritet të bëjnë në verë një ofertë të rëndësishme. Duket e vështirë që kuqezinjtë të largojnë nga skuadra një nga lojtarët më produktiv, megjithatë mediat në Itali raportojnë, se nëse spanjolli largohet, ai do të mund të zëvendësohet nga Domenico Berardi.

Suso ishte lidhur me një transferim tek napolitanët dy merkatot e kaluara. Sipas “Tuttosport” dhe “Il Roma”, “Partenopei” kanë vendosur pamjet e tyre në Suso dhe madje mund të jenë të përgatitur për të paguar klauzolën e lirimit prej 38 milionë euro. Nga ana e tij, ish-lojtari i Liverpool-it do të jetë i lumtur të bashkohet me ekipin e Maurizio Sarri nëse Milan nuk arrin të kualifikohet në Champions League edicionin e ardhshëm.

“Tuttosport” sugjerojnë që kuqezinjtë kanë gati një plan për të zëvendësuar 24-vjeçarin dhe ai është talenti i Sassuolo, Domenico Berardi.

Berardi ende nuk ka shfaqur më të mirën e tij në këtë edicion të Serie A, pasi dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë. 23-vjeçari kishte mundësinë të shkonte tek Juventusi, pasi bardhezinjtë kishin një marrëveshje bashkëpronësie, por rivaliteti në Torino ishte shumë i madh ndaj ai refuzoi. Inter dhe Napoli kanë treguar gjithashtu interes për Berardin, por forma e tij këtë sezon ka qenë shumë e dobët me vetëm dy gola dhe dy asiste në 23 ndeshje të Serie A. Gjatë gjithë karrierës së tij në Serie A ai ka grumbulluar 134 ndeshje, ndërsa ka shënuar 45 gola dhe ka dhënë 35 asiste, por gjithashtu ka marrë 4 kartona të kuq.

Related posts

MERRET VENDIMI/ Kupa e Italisë si kompeticionet europiane, nga sezoni i ardhshëm do të ndryshojë rregulli i…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ TURQISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Petkovic: Jemi të zhgënjyer për vendin e tretë, por…

Delo.autor

FSHF e bën “lëmsh”, ndryshojnë sërish oraret e ndeshjeve të SUPERIORES

Sadik.Autor

Leave a Comment