Futboll

PJESA E PARE/ Kamza dhe Kukësi dhurojnë spektakël, por ka vetëm një gol

Ndeshje e fortë në Kamëz, aty ku vendasit dhe Kukësin e kënaq vetëm fitorja. Ekipi i drejtuar nga Ndreu u shfaq i rrezikshëm në minutat e parë dhe Arrabal me një goditje nga distanca vuri në provë portierin Frashëri, që shmangu golin. Më pas ishte Fili që rrezikoi, por kur nuk shënon, e pëson. Elton Cale, pas një krosi në zonë të Idrizit, arrin të gjejë rrugën e rrjetës me një goditje topazi drejt portës së Abdylit.

Pak minuta më pas Pacult bën zëvendësim të detyruar, pasi Balde u dëmtua dhe në vend të tij u aktivizua Ethemi. Fili pati një mundësi për të barazuar rreth minutës së 15-të, ndërkohë që në të 29’ ishte Fukui që me kokë godit shtyllën dhe topin e kthyer Plakun tenton ta çojë në rrjetë me një roveshatë, por shënjestra nuk ishte e duhura. Kukësi mund të kishte shënuar goline dytë dhjetë minuta para mbylljes së pjesës së parë, por me gjuajtjen e tij brenda zonës nuk e mposhti dot portierin e Kamzës.

Kamza përpiqet shumë për të gjetur golin e barazimit, kurse kampionët në fuqi janë komod me avantazhin e siguruar në fillim të ndeshjes, që e ruajnë me përfundimin e 45 minutave të para.

Kategoria Superiore – Java 28
E diel, më 8 prill 2018, ora 14:00

Kamza-Kukësi 0-1
Shënues: Cale 6’

Kamza: Avdyli, Idrizi, Cukovic, Lelis, Zguro, Fukui, Arrabal, Malaj, Ymeraj, Fili, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu
Kukësi: Frashëri, Zderic, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Idrizi, Dzaria, Musolli, Cale, Shkodra, Balde (Ethemi 8’). Trajner: Peter Pacult

Kartonë të verdhë: Rrumbullaku 35’, Zderic 45’

Related posts

DOKUMENTARI ZBULON PRAPASKENAT TEK BARCELONA/ Koeman: Laporta më tha që po kërkonte trajner tjetër

Delo.autor

“KOKAINËN E NISI TEK SKUADRA…”/ Ish-miku i Maradonës zbulon prapaskenat

Delo.autor

Gattuso: Cutrone duhet të fejohet dhe të bëjë dashuri!

Q.Autor

Leave a Comment