Futboll Premier League Sport

Pochettino: Paratë në futboll janë si puna e lumturisë së miliarderit

Mauricio Pochettino beson se Tottenham mund ta sfidojë Manchester City për titullin e Premier League, sezonin e ardhshëm, pavarësisht se nuk është në gjendje të konkurrojë financiarisht me kampionët e rinj.

Skuadra e Pep Guardiolës u kurorëzua të dielën kampione, pasi rivalët më të afërt, Manchester United, pësoi humbje 1-0 në shtëpi, ndaj West Brom. “Qytetarët” u shpërblyen pas shpenzimeve të mëdha, duke përfshirë edhe nënshkrimin e Kyle Walker nga Tottenham, për një marrëveshje që thuhet se ka vlerën e 50 milionë paundëve.

Pochettino pranon se “Spurs” nuk mund t’i përkulin “muskujt” e tyre financiarë në të njëjtën mënyrë si City, ose United, megjithatë beson se një qasje “e guximshme”, së bashku me gatishmërinë për të punuar më shumë se ekipet e tjera në Angli, është e mjaftueshme për t’i bërë ata pretendentë seriozë.

Dhe, ndërsa ekipi i tij ka ende punë për të bërë këtë kampionat, për të siguruar një vend mes katër të parëve në Premier League, trajneri argjentinas tashmë po mendon se si mund ta mbyllë boshllëkun me pretendentët në sezonin 2018-2019.

“Nuk është e pamundur t’i mundim ata, duhet ta fillojmë më mirë sezonin, por, natyrisht, është e vështirë, – tha Pochettino. – Nuk është e gjitha e lidhur me paratë në futboll, por ky faktor ndihmon shumë. Kjo është si puna e lumturisë. Nuk është e padiskutueshme që, nëse jeni miliarder, atëherë do të jeni edhe të lumtur, por sigurisht që ndihmon shumë.

Në futboll është e njëjta gjë. Ju mund të punoni në mënyrë të pabesueshme, mund të keni ide për futbollin si trajner, por atëherë keni nevojë për aktorët kryesorë. Natyrisht, nëse keni lojtarë më të mirë, keni edhe cilësi më të mirë.

Nëse dëshironi një shtëpi më të madhe, ju duhet të paguani atë që tregu thotë. Nëse dëshironi pesë dhoma, duhet të keni paratë për të paguar për pesë dhoma. Nëse dëshironi dy, ose një dhomë, keni nevojë për më pak para, por pastaj cilësia është krejtësisht e ndryshme. Në futboll është e njëjta gjë.

Ose keni një brez spontan, si Barcelona me Xavi, Andres Iniesta, Lionel Messi, Gerard] Pique, Cesc Fabregas, Carles Puyol, ose si gjenerata e vitit 1992 te Manchester United. Eshtë një gjeneratë spontane, që e bën ekipin tuaj të pabesueshëm”.

Related posts

KTHEHET SUPERIORJA/ Në fushë zbresin sot dy skuadra që kanë nevojë për pikë

F.autor

“RONALDO E DASHURON JUVENTUS”/ Portieri që u stërvit në Madeira: Në ditët e fundit më bëri një dhuratë

Delo.autor

SKEDINA E DITES/ Parashikimi i ndeshjeve të Championsit, luajini këto kombinime

Q.Autor

Leave a Comment