Futboll La Liga

Real Madrid gjen një trajner luftëtar, Jurgen Klopp pasardhësi i Zidane

Zinedine Zidane është i dënuar të fitojë, në të kundërtën e ardhmja e tij te skuadra e Real Madrid është në diskutim, ndërkohë që emrat e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë janë të shumtë. Trajneri francez ndodhet në stolin e skuadrës “merengues” që prej vitit 2016, ku ka fituar 8 trofe, mes të cilëve një titull kampion dhe dy Champions League radhazi. Por ky sezon ka qenë zhgënjyes për Real, që ka ende shanse të triumfojë në Europë, por edhe kaq mund të mos mjaftojë për Zidane.

Mediat spanjolle bëjnë me dije sot se mes kandidatëve është shtuar edhe trajnerit gjerman Jurgen Klopp, që aktualisht drejton skuadrën e Liverpool. Klopp po bën një paraqitje të shkëlqyer si në Premier League ashtu dhe në Champions. Kuotat e trajnerit gjerman për të drejtuar “los blancos” janë rritur ndjeshëm pas fitores 3-0 që “reds” arritën ndaj Manchester City në Champions League këtë mesjavë. Këto rezultate janë një kartvizitë e mirë e Klopp, që pasi ka shkëlqyer në Bundsligë dhe Premier tani mund të drejtojë dhe triumfojë edhe në La Liga.

Related posts

TRAGJEDI NË FAMILJE/ Partizani humb një futbollist tjetër para ndeshjes me Vllazninë, ja emri

Delo.autor

“PLAS” SERISH! Wanda Nara, deklarata tronditëse kundër China Suarez

F.autor

AMIR RRAHMANI FANTASTIK/ Ja çfarë bën sulmuesi i Veronës përballë portierit të “Kuqezinjve”

Delo.autor

Leave a Comment