Futboll La Liga

Ivan Rakitic: Të gjithë flasin për Messin sepse ai është nga një planet tjetër

Lionel Messi ishte ylli i mbrëmjes në fitoren e Barcelonës 3-1 kundër Leganes të shtunën, gjë të cilën e ka pranuar edhe bashkëlojtari i tij pas ndeshjes, Ivan Rakitic.

Duke folur për argjentinasin, Rakitic shpjegoi se është e drejtë që të gjithë flasin rreth arritjeve të tij.

“Nëse të gjithë po flasin për Messin është sepse ai e meriton”, ka thënë kroati pas ndeshjes ndaj Leganes.

“Edhe vetë do të flas për të kur të shkoj në shtëpi”, shtoi ai.

Fitorja mbrëmë bëri që Barcelona ta barazojë rekordin e Real Sociedadit prej 38 ndeshjeve pa humbje në La Liga, gjë që e ka bërë krenar edhe Rakiticin.

“Jemi shumë krenarë që e kemi barazuar këtë rekord”, theksoi ai.

Related posts

Kandidat për trajner të Spanjës: Xavi merr vendimin përfundimtar

Isa.Autor

DEKLARATË LAMTUMIRE PËR INTER/ Mesfushori Vidal: Ja dy shtetet ku dua të vazhdoj karrierën

Delo.autor

“LUANIM NË KUPËN UEFA DHE…”/ Vieri tregon si presidenti i Atletico Madrid i bleu Ferrari pasi i fitoi bastin

Delo.autor

Leave a Comment