Futboll

Pacult me kritika ndaj skuadrës: I kënaqur me pikët, por jo me lojën

Kukësi mori një fitore minimale ndaj Kamzës, që është një 3 pikësh me vlera për ekipin verilindor, në një transfertë që ashtu siç pritej rezultoi e vështirë. Trajneri Peter Pacult foli për Supersport pas këtij takimi duke thënë: “Padyshim për 90 minuta Kamza dominoi ne kishim fatin të shënonim pastaj nuk jam fare i kënaqur për sa i përket lojës. Pikët janë në rregull, ndeshja nuk është mirë të luajmë në vazhdimësi kështu. Duhet të ketë ritëm tjetër ndryshime të tjera.”

Më tej trajneri vijoi: “Na mungon qetësia në pasime, në fillim të kampionatit kemi bërë futboll më të bukur, tani në fund nuk po luajmë dhe aq mirë, shpresoj që në ndeshjet e ardhshme që me pikët të ndryshojmë edhe lojën pasi kualitetin e kemi. Mendoj që sot nuk shfrytëzuam hapësirat që na u dhamë, sidomos në pjesën e parë. Më së shumti ishin një ose dy lojtarë. Duhej t’i shfrytëzonim më shumë këto hapësira.

Ethemi. Mendoj që ai bëri një ndeshje shumë të mirë, sakrifikoi, vrapo shumë dhe pse nuk luajti në një pozitë që nuk është taman e tij.”

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Italia “ngec” përballë Polonisë, Rusia vazhdon të surprizojë

Isa.Autor

“TASHMË PRESIDENTI I…”/ Ronaldo: “Inter, mos e SHIT kapitenin! Të KISHA paratë…”

F.autor

Zidane akuza të rënda ndaj Bale, shihni çfarë thotë

Delo.autor

Leave a Comment